Rrjeti televiziv amerikan, Fox News, i është shmangur një prej gjyqeve të profilit më të lartë për shpifje, pas arritjes së një marrëveshjeje prej 787.5 milionë dollarëve me kompaninë Sistemet e Votimit Dominion.
Dominion e ka akuzuar kanalin Fox për dëmtim të reputacionit, disa javë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Ajo ka pretenduar se Fox ka përhapur pretendime të rreme, kinse votimet janë manipuluar kundër ish-presidentit Donald Trump.
Fillimisht, Dominion pati thënë se dëmet që i janë bërë, kapin vlerën e 1.6 miliard dollarëve.
Marrëveshja është arritur në minutën e fundit, pasi gjyqi ishte planifikuar të niste të martën.
Fox ka thënë se arritja e marrëveshjes reflekton përkushtimin që ka ky rrjet televiziv, për “standardet më të larta të gazetarisë”.
Në deklaratën e Fox-it është thënë, pa treguar hollësi, se rrjeti “e di se gjykata ka gjetur se disa pretendime për rrjetin Dominion janë të pavërteta”.
Shefi ekzekutiv i kompanisë Dominion, John Paoulos, ka thënë në një konferencë për media se marrëveshja tregon se Fox “ka pranuar se ka gënjyer, duke i shkaktuar dëm të madh kompanisë”.
Justin Nelson, avokat i kompanisë Dominion, u ka thënë gazetarëve se “e vërteta vlen”.
“Gënjeshtrat kanë pasoja”, ka thënë ai.
Dominion është ende në proces gjyqësor kundër dy rrjeteve tjera konservatore në Shtetet e Bashkuara, OAN dhe Newsmax.
Kjo kompani ka paditur edhe aleatët e Trumpit, sikurse, Rudy Giuliani, Sidney Powell dhe Mike Lindell./rel
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...