Sot festohet pavarësia e Amerikës si rezultat i punës së njerëzve që e bënë të mundur këtë gjë, shkruan arbresh.info.
Pas pavarësisë së Amerikë me 1776 pas betejës së famshme në Yourktown, Geroge Washington ishte zgjedhur të drejtonte shtetin e sapo formuar.
Thomas Jefferson kishte qenë ambasador në Francë që gjatë kohës së luftës kishte qenë aleati më i madh i amerikanëve. Ai ka shkruar deklaratën e pavarësisë, më vonë gjatë themelimit të kabinetit të parë amerikanë shërben si sekretar i shtetit dhe në fund në zgjedhjet e vitit 1800 zgjidhet në rolin e presidentit të tretë të Amerikës.
Kurse njëri nga njerëzit më të rëndësishëm në shtetëndërtimin e Ameriksë është Alexander Hamilton
Ai ishte strategu që filloi rezolucionin kundër regjimit britanik të mbretit George. Hamilton themelon sistemin bankarë duke e balancuar buxhetin e vendit dhe duke krijuar sistemin më të mirë financiar, një sistem që edhe sot përdoret në Amerikë.
Gjatë konventës për ndërtimin e Kushtetutës së SHBA-së ai arrin t’i bindë delegatët duke u siguruar qytetarëve liri të shprehjes dhe të besimit.
Këtë e arrin duke bashkëpuniar me John Jay dhe James Madison. Plani ishte të shkruajnë 25 ese që do të publikoheshin në mënyrë anonime për t’i bindur njerëzit dhe delegatët që do të merrnin pjesë në konventë. Në fund ata shkruajnë 85 ese gjatë një periudhe prej gjashtë muajsh. John Jay shkruan pesë prej tyre, James Madison shkroi 29 kurse Hamilton shkroi 51 të tjerat.
/Arbresh.info/
I mituri kanos me thikë një grua në shtëpinë e saj në Kaçani...
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...
Arrestohet pjesëtari i policisë në Ranillukë, dyshohet se u ...
Aksident me 7 persona të lënduar në Maliq të Shqipërisë
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...