Një fotografi e bërë tek ura në Gjenoa në Itali e cila u shemb dje, duke vrarë të paktën 39 persona ishte në gjendje të gjysmë-rrënuar një javë para tragjedisë.
Fotoja, e cila thuhet të jetë shkrepur jo shumë kohë më parë nga aksidenti i djeshëm, duket se tregon kabllot e varura nga anët e urës Morandi, transmeton portali arbresh.info.
Familjet e viktimave dhe ministrat kanë shprehur zemërim mbi tragjedinë, për të cilën po fajësohet mungesa e mirëmbajtjes nga Autostrade Per Italia, kompania private që operon në shumicën e autostradave të Italisë.
Zëvendëskryeministri italian Luigi Di Maio ka akuzuar grupin Benetton, përmes së cilës kontrollohet API, për përfitime në vend të investimit në mirëmbajtje.
Ndërkohë ministri i transportit ka kërkuar dorëheqjen e menaxhmentit të Austrades, por që ata nuk e kanë ndërmend.
Në mesin e viktimave ishin edhe dy shqiptarë. Një 22 vjeçar shqiptar u raportua fillimisht në mesin e viktimave të tragjedisë së Gjenoas. Ndërsa u tha se 22 vjeçari shqiptar ishte duke shkuar në punë në momentin kur u shemb ura, mediat italiane shkruajnë se së bashku me të ishte edhe një koleg i tij shqiptar.
Ky i fundit është identifikuar si Edi Bokrina, rezulton i zhdukur. Sipas mediave fqinje trupi i tij ende nuk është gjetur. Të dy shqiptarët po udhëtonin për të shkuar në punë në Rapallo./arbresh.info/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë