Fotografia e shefes italiane kur kuptoi se vendi do të mbyllet sërish

00:09 | 18 Mars 2021
Trina Galanxhi

Italia është vendi i parë europian që është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Në mediat sociale ende vazhdojnë të shpërndahen fotografi nga spitalet atje që u bënë para një viti, transmeton portali arbresh.info

Megjithatë, vala e tretë e koronavirusit ka sjellë një bllokim të ri të vendit, ku mijëra restaurante, bare dhe kafene kanë mbyllur dyert sërish.

Simbol i kësaj kohe është bërë fotografia e Camille Moccia, pronare e Bistro della Pasticciona, një restauranti të vogël jo shumë larg Romës.

Ajo u fotografua nga nëna e saj kur u erdhi lajmi se i gjithë rajoni po shkonte në një nivel bllokimi të kuq dhe se u duhej të mbyllnin dyert e restorantit të tyre edhe një herë.

Camila Moccia vendosi të mbyllë restorantin dhe të mos sigurojë dorëzim. Ajo thotë se pjatat e saj të freskëta me makarona nuk mund të shijoheshin plotësisht për tu shërbyer.

Megjithatë, ajo është shprehur optimiste që kjo fazë do të kalojë shpejt dhe se vendi do t’i kthehet normalitetit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme