Fotografia e parë me ngjyra të marrë nga teleskopi hapësinor, reagimi i Macron-it

11:44 | 12 Korrik 2022
A. B.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka komentuar fotografinë ku shihen galaktikat e largëta.

Ai ka thënë se Franca është shumë krenare që kontribuon në “Teleskopit James-Webb”.

“Kjo fotografi nuk është vetëm më e largëta e vëzhguar ndonjëherë, por edhe më e vjetra – ajo udhëton 13 miliardë vjet mbrapa. Ne jemi duke parë agimin e universit tonë! Jam shumë krenar që Franca kontribuon në suksesin e Teleskopit James-Webb”, ka shkruar Macron në Facebook.

Mijëra galaktika – duke përfshirë objektet më të zbehta të vëzhguara ndonjëherë me anë të Infrared – janë shfaqur në pamjen e teleskopit Webb për herë të parë. Kjo pjesë e universit të gjerë mbulon një copë qielli afërsisht sa një kokërr rëre e mbajtur në gjatësinë e krahut nga dikush në tokë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme