Një djalë i vogël i ndarë nga prindërit e tij gjatë kaosit të evakuimit amerikan nga Afganistani më në fund është ribashkuar me familjen e tij.
Kaosi shpërtheu pasi talebanët morrë në kontrollë vendin, ndërsa shumë afganë të dëshpëruar po përpiqeshin që të largoheshin nga vendi, transmeton portal arbresh.info
Sohail Ahmadi, dy muajsh, iu dorëzua një ushtari amerikan mbi një gardh, për ta mbrojtur atë nga shtypja, ndërsa mijëra njerëz shtyheshin për të hyrë në aeroportin e Kabulit.
Por sapo familja e tij ishte brenda, Sohail nuk gjendej askund.
Pas një kërkimi të furishëm por të kotë për foshnjën, babai i tij Mirza Ali Ahmadi, i cili kishte punuar si roje sigurie në ambasadën amerikane, nëna Suraya dhe katër fëmijët e tjerë të tyre u dërguan në një fluturim evakuimi për në SHBA.
Për muaj të tërë ata nuk e kishin idenë se ku ishte djali i tyre i vogël, shkruan Reuters.
Por pasi lexoi një raport të Reuters për kërkimin e familjes për Sohail, në nëntor ai u gjurmua në shtëpinë e një taksisti 29-vjeçar të quajtur Hamid Safi.
Taksisti tha se kishte gjetur Sohail vetëm dhe duke qarë në tokë në aeroport, tha agjencia e lajmeve. Pasi u përpoq të gjente familjen e djalit, ai vendosi ta çonte në shtëpi te gruaja dhe fëmijët e tij dhe ta rriste si djalin e tij.
Ata e quajtën foshnjën Mohammad Abed dhe postuan foto të të gjithë fëmijëve së bashku në profilin e tyre në Facebook.
Kur u konfirmua vendndodhja e Sohail, gjyshi i foshnjës, Mohammad Qasem Razaëi, i cili jeton në provincën verilindore të Badakhshan, bëri një udhëtim të gjatë në Kabul për të kërkuar që fëmija të kthehej.
Megjithatë, Safi refuzoi të dorëzonte foshnjën dhe kërkoi që ai dhe familja e tij gjithashtu të evakuoheshin në SHBA, sipas Reuters.
Pas shtatë javësh negociata dhe një ndalim të shkurtër të Safit, policia talebane organizoi një zgjidhje midis dy familjeve dhe foshnja iu kthye gjyshit të tij të shtunën, raportoi Reuters.
Prindërit e fëmijës janë të lumtur që djali i tyre është me gjyshin e tij, ndërsa shpresojnë shumë që së shpejti të bëhet një marrëveshje që Sohali të dërgohet në SHBA, ku edhe ndodhet familja e tij e ngushtë./arbresh.info/
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...