Organizatat Amnesty International dhe Human Rights Watch kanë akuzuar Izraelin se po përdor municion me fosfor të bardhë ndaj civilëve në Gaza dhe Liban.
Në qytetin libanez Daraja, pranë kufirit izraelit, popullsia ndodhet në frikë që kur shteti hebre sulmoi më 16 tetor, duke përdorur këtë lloj substance.
“Është si një re. Fosfori i bardhë digjet deri në kockë. Ai nuk ndalon së djeguri derisa takon oksigjenin. Edhe plagë të vogla shpesh herë mund të rezultojnë fatale për shkak se lënda hyn në enët e gjakut. Ndaj, kur përdoret si armë, ai është një armë ndezëse që mund të shkaktojë dëme tek njerëzit”, thotë Ramzi Kaiss, Human Rights Watch.
“Ne kemi lokoalizuar dhe verifikuar video që tregojnë të shtëna artilerie që shpërthejnë mbi Gaza dhe Liban, që lënë pas fosfor të bardhë. Kemi folur me mjekë që kanë trajtuar 9 persona, ndaj dhe prova është e pakontestueshme. Për këtë arsye po bëjmë thirrje për një hetim të pavarur për shkelje të ligjeve ndërkombëtare”, shprehet Donatella Rovera, Amnesty International.
Të enjten, trupat e dy barinjve libanezë të qëlluar për vdekje pranë lumit që ndan vendin nga Izraeli u gjetën në jug të Libanit. Agjencia lokale e lajmeve raportoi se ata ishin vrarë nga trupat izraelite teksa kalonin me kopenë e tyre.
Jugu i Libanit është kthyer në skenë të bombardimeve dhe luftimeve mes Izraelit dhe lëvizjes Hezbollah. Me këto dy vdekje, numri i viktimave në anën libaneze ngjitet në gjashtë.
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...