Google ADS

Forcohet euroja

19:22 | 21 Mars 2017
Arbresh.info

Euro të martën në tregun ndërkombëtar për herë të parë në gjashtë javët e fundit ka shënuar rritje duke u këmbyer me 1,08 dollarë, pas debatit të parë të kandidatit francez në zgjedhjet presidenciale ku janë shtruar pritjet se Emmanuel Macron do të mposhtë kundërshtaren kryesore Marin Le Pen, kandidaten e së djathtës ekstreme.

Valuta euro në orët e pasdites është stabilizuar në 1,0794 dollarë, që tregon se është rritur 0,5 për qind në krahasim me një ditë më parë.

Ndryshe, euro ka shënuar ngritje 0,7 për qind ndaj valutës japoneze, derisa ndaj funtës britanike ka mbajtur balancën prej 86,95 peni.

Ndryshe, investuesit përcjellin me kujdes lëvizjet në ekonominë britanike sidomos në kontekstin e përgatitjeve për planin për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme