Google ADS

Forcat ukrainase vazhdojnë rezistencën në qytetin e Bakhmutit

23:47 | 19 Mars 2023
K.B

Zyrtarët ukrainas njoftuan sot se të paktën tre civilë u vranë dhe 19 të tjerë u plagosën në 24 orët e fundit nga bombardimet ruse.

Viktimat u regjistruan në rajonin lindor të Doneskut ku po zhvillohen luftime të ashpra për kontrollin e Bakhmutit, tha guvernatori i këtij qyteti, Pavlo Kyrylenko.

Shefi i kabinetit të presidencës ukrainase siguroi këtë të dielë se forcat ukrainase vazhdojnë rezistencën në qytetin e Bakhmutit, një objektiv kryesor i Moskës. Andriy Yermak tha se planet e trupave ruse për të pushtuar qytetin po dështojnë.

Marrja e kontrollit të këtij qyteti do t’i jepte Kremlinit një fitore të shumëkërkuar në fushë betejë, pas muajsh të tërë pa përparim, dhe mund t’i hapte rrugën Rusisë për të sulmuar zona të tjera të kontrolluara nga Ukraina në rajon, përfshirë Slovianskun dhe Kramatorskun./voa

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme