Ushtarët turq dhe automjetet e blinduara kanë kaluar brenda Sirisë si pjesë e operacionit, i cili sipas Ankarasë ka për qëllim ndalimin e luftimit në provincën e Idlibit.
Në një deklaratë të ushtrisë thuhet se forcat do të vendosen në pozita vëzhgimi për të monitoruar “zonën e de-eskalimit” në linjë me marrëveshjen me Rusinë dhe Iranin, transmeton portali arbresh.info
Idlib kontrollohet nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS), një aleancë xhihadiste e lidhur me al-Kaidën.
Ai gjithashtu kufizon enklavën kurde të Afrin, të cilën Turqia dëshiron ta përmbajë.
Turqia mbështet opozitën ndaj presidentit sirian Bashar al-Assad dhe vitin e kaluar mbështeti një ofensivë rebele kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS) përgjatë kufirit në krahinën fqinje Aleppo./arbresh.info/
Mospërfshirja në listë për zgjedhje, Aliu: Vendim është i im...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...