Njësitet speciale të forcave turke të sigurisë vazhdojnë procesin e çminimit dhe pastrimit të mjeteve shpërthyese-minave në rajonin sirian Afrin, i cili gjatë operacionit “Dega e Ullirit” u çlirua nga terroristët e YPG/PPK-DEASH-it, raporton Anadolu Agency (AA).
Në punët e çminimit në distriktin sirian Raju dhe fshatrat përreth janë angazhuar pjesëtarët e njësiteve speciale të xhandarmërisë dhe policisë, ndërsa mbështetje u ofrojnë edhe pjesëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane.
Në rajonin e çliruar janë konfiskuar sasi të mëdha të armëve dhe mjeteve shpërthyese të cilat terroristët i kanë lënë para arratisjes nga rajoni i Afrinit.
Terroristët u arratisën para depërtimit të forcave turke dhe Ushtrisë së Lirë Siriane, ndërsa forcat turke tani në fshatrat e çliruara pastrojnë mjetet shpërthyese me qëllim që të mundësojnë jetë të sigurtë për personat e kthyer në këtë vend.
Fushat e minave dhe mjetet shpërthyese të cilat terroristët i kanë vendosur janë vetëm edhe një dëshmi se terroristët e YPG/PKK-së nuk i kushtojnë kurrfarë rëndësie jetës së civilëve.
Vrasja në Shkodër, babai i autorit: Djali im të marrë dënimi...
Zjarret vazhdojnë të përhapen në Los Anxhelos
Shiu ekstrem përmbyt Mekën
Zyrtare: Shqiptari Luis Hasa kompleton transferimin te Napol...
Interes për vaksinën antigrip, Korça aplikon mbi 80% të doza...
Transformimi i sektorit energjetik/ Rama: E gjetëm me humbje...