Forcat e armatosura turke kanë avancuar të paktën 26 kilometra në territorin e Irakut gjatë fundjavës së kaluar, ndërsa vazhdonin operacionet ushtarake kundër Partisë së paligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
“ushtarët tanë përparuan midis 26 dhe 27 kilometra në Irakun e veriut dhe nuk ka shumë për të çliruar në Qandil”, raportoi të shtunën agjensia turke e shtetit Anadolu, duke cituar Ministrin e Brendshëm Sulejman Soylu, transmeton portali arbresh.info
Në të njëjtën kohë, dy ushtarë turq thuhet se u vranë dhe një tjetër u plagos kur PKK zhvilloi një pritë në rajonin Qandil.
Qeveria e Irakut në mënyrë të përsëritur ka bërë thirrje ushtrisë turke të tërhiqet nga territori i tyre, megjithatë, Ankaraja ka injoruar kërkesat e Bagdadit dhe ka zgjeruar operacionet e saj brenda vendit./arbresh.info/
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë