Forcat turke arrestojnë 11 terroristë që arratiseshin në Greqi

13:50 | 12 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Forcat turke të sigurisë ndaluan 11 terroristë të lidhur me grupe të ndryshme teksa po iknin në Greqi, theksoi sot Ministria turke e Mbrojtjes.

Ministria postoi në Twitter se forcat e sigurisë në provincën veriperëndimore Edirne filluan një operacion kundër kalimeve ilegale pranë kufirit grek dhe arrestuan anëtarë të PKK-së, FETO-s dhe DHKP-C-së në katër ditët e fundit.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA Fetullah Gulen orkestruan grushtin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016, në të cilin 251 njerëz u vranë dhe 2.734 u plagosën.

Ankaraja akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht ushtri, polici dhe gjyqësor.

Duke mbështetur ideologjinë marksiste-leniniste, DHKP-C konsiderohet një grup terrorist nga Turqia, BE-ja dhe SHBA-ja./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme