Forcat tokësore ruse i afrohen Kievit

23:53 | 28 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Imazhet satelitore të fundit të publikuara nga Reuters, tregojnë forcat tokësore të Rusisë që po vazhdojnë t’i afrohen kryeqytetit ukrainas, Kievit.

Sipas një kompanie private amerikane, kolona ushtarake shtrihet deri në 27 kilometra, transmeton portal arbresh.info

Maxar Technologies Inc (MAXR.N) tha se karvani në skajin lindor të aeroportit Antonov përmbante qindra automjete të blinduara, tanke, artileri tërheqëse dhe mjete mbështetëse logjistike dhe vazhdoi të lëvizte në jug drejt Kievit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme