Forcat speciale ruse u përpoqën të depërtojnë në jug të Idlibit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat në fjalë, të cilat më parë janë përfshirë në formën e mbështetjes në operacionet e depërtimit të ushtrisë së regjimit të Bashar al-Asadit, këtë herë ata e kanë kryer vetë të gjithë operacionin.
Muhammed Rashit, zëdhënësi i ushtrisë Nasir nën çatinë e Frontit Kombëtar Çlirimtar një prej komponentëve të Ushtrisë së Lirisë Siriane (ULS) në një deklaratë për AA tha se forcat speciale ruse mbrëmë kanë zhvilluar një operacion depërtimi në jug të Idlibit.
Sipas zëdhënësit, forcat ruse janë përpjekur të depërtojnë nga rajoni Kassabiyye e Han Shejhunit e cila pak kohë më parë hyri nën kontrollin e regjimit.
Edhe më parë forcat speciale ruse janë përfshirë në operacionet e regjimit për depërtim në rajonet Tel Dem dhe Hakura në periferi të Hama-s, por mbrëmë thuhet se ato e kanë kryer vetë të gjithë operacionin.
Forcat speciale ruse, fillimisht sulmojnë me mjete ajrore pa pilot (dronë) dhe më pas me bomba ndriçuese. Në fazën e mëpasshme ata përdorin snajperët si dhe armët me nxehtësi.
“Ky lloj përparimi vërehet vetëm kur operacioni kryhet nga forcat ruse”, tha Rashit duke shtuar se forcat ruse pas përpjekjes janë tërhequr.
Ndërhyrja e Rusisë në luftën tokësore në Idlib
Rusia e cila që nga tetori 2015 ofron mbështetje ajrore për aleatin e saj, regjimin e Asadit, kohët e fundit ajo përfshihet edhe në luftën tokësore të regjimit. Kjo situatë, në mënyrë të hapur dhe gjithëpërfshirëse është vërejtur për herë të parë në rajonin e deeskalimit në Idlib.
Krahas forcave speciale ruse në fronte shpeshherë shihen nga opozitarët ushtarakë edhe ushtarë mercenarë të kompanive të sigurisë.
Forcat në fjalë janë përfshirë në mënyrë aktive në luftën tokësore në rajonin Kefrenbude, Habit dhe kodrën Mellah që tashmë ndodhen nën kontrollin e regjimit.
Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, në një deklaratë më 20 gusht tha se në zonën e deeskalimit në Idlib ndodhen njësi ushtarake ruse dhe se ato veprojnë me ushtrinë e Sirisë.
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...