Forcat ruse pretendohet se kanë vjedhur 400 mijë tonë drithëra nga katër rajonet ukrainase që ata pushtuan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gazeta ukrainase ‘Ukrayinska Pravda’ raportoi se zv/ministri i parë i politikës agrare dhe ushqimi, Taras Vysotskyi, tha se forcat ruse vodhën 100 mijë tonë drithëra nga secili rajon i pushtuar, përkatësisht nga rajonet Zaporizhzhia, Kherson, Donetsk dhe Luhansk.
Vysotskyi tha se kjo përbën një të tretën e të gjitha rezervave në këto rajone.
Mediat lokale raportojnë se nëse kjo vazhdon dhe nëse rusët marrin atë që ka mbetur për ushqim në këto rajone para korrjes së re, ekziston rreziku i urisë.
Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara (OKB), të paktën 3.238 civilë janë vrarë dhe rreth 3.400 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës me Rusinë më 24 shkurt, megjithatë shifra e vërtet dyshohet se është shumë më e lartë.
Agjencia e OKB-së për Refugjatë (UNHCR) njofton se mbi 5,7 milionë ukrainas po ashtu kanë ikur jashtë vendit, ndërsa rreth 7 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet