Forcat ruse sulmuan të premten zonat veriore dhe jugore të frontit në rajonin lindor të Donbasit në Ukrainë, duke vazhduar ofensivën megjithë pohimet e Kievit se po i zmbrapste trupat e Moskës në afërsi të qytetit Bakhmut.
Ushtria ukrainase tha se po zhvilloheshin luftime të ashpra në vijën e frontit verior nga Lymani në Kupiansk, si dhe në jug në Avdiivka, në periferi të qytetit të Donetskut të kontrolluar nga Rusia.
Të dyja janë pjesë të frontit që kanë qenë objektivat kryesore të ofensivës ruse të dimrit për të marrë plotësisht nën kontroll rajonin e industrializuar të Donbasit.
Ofensiva ruse deri tani ka pasur një avancim të kufizuar, pavarësisht se mijëra trupa janë vrarë nga të dyja palët.
Vijat e frontit në Ukrainë nuk janë zhvendosur thuajse fare që nga nëntori, pavarësisht nga luftimet më të përgjakshme të luftës.
Ukraina rimori një pjesë të territorit në gjysmën e dytë të vitit 2022, por që atëherë ka mbetur kryesisht në pozita mbrojtjeje, ndërsa Rusia ka ndërmarrë një ofensivë me qindra mijëra rezervistë të saporekrutuar dhe të dënuar që janë marrë nga burgu si mercenarë./voa
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...
Pas largimit të Redonit, Egli befason me këtë deklaratë