Forcat ruse po luftojnë për të mbajtur ofensivën e tyre në Ukrainë, sipas vlerësimit të fundit të inteligjencës nga Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe.
“Problemet logjistike vazhdojnë të jenë të mëdha për pushtimin e lëkundur të Ukrainës nga Rusia”, thuhet në raport, transmeton portal arbresh.info
Sipas raportit, ushtarët rusë nuk nuk kanë qenë në gjendje të rifurnizojnë efektivisht trupat e tyre përpara me “elementet bazë si ushqimi dhe karburanti”, për shkak të lëvizshmërisë së tyre të kufizuar dhe mungesës së epërsisë ajrore.
“Kundërsulmet e pandërprera ukrainase po e detyrojnë Rusinë të devijojë një numër të madh trupash për të mbrojtur linjat e veta të furnizimit. Kjo po kufizon ashpër potencialin sulmues të Rusisë”, thuhet në raport.
Raporti i bën jehonë vlerësimit të SHBA më herët të enjten, i cili tha se trupat ruse janë “të ngrira në të gjithë vendin”./bbc/arbresh.info/
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor