Google ADS

Forcat ruse rigrupohen në jug dhe lindje të vendit, guverantori i Luhansk bën thirrje për evakuimin e civilëve

10:31 | 9 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Forcat ruse po rigrupojnë forcat në jug dhe lindje të vendit pas tërheqjes së trupave në veri. Për shkak të situatës së tensionuar, guvernatori i Luhanksit ka bërë thirrje për evakuimin e civilëve, shkruan skynews.

Guvernatori i Luhanskit Serhiy Gaidai tha se 30% e banorëve kanë mbetur ende të bllokuar në qytete dhe fshatra të rajonit dhe duhet të evakuohen menjëherë.

“Rusia po grumbullon forcat për një ofensivë të re dhe sulmi i bombardimeve është rritur”, tha Gaidai.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk tha se do të hapen 10 korridore humanitare për evakuimin e civilëve./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme