Të paktën pesë civilë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën pas një sulmi rus në qytetin Kostiantynifka, në Ukrainën lindore.
Guvernatori rajonal i Donetsk, Vadim Filashkin tha se ekipet e shpëtimit dhe policia janë angazhuar për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në vendin ku ndodhi shpërthimi.
“Ju bëj thirrje të gjithëve: kujdesuni për veten dhe qëndroni larg zonës së rrezikut”, tha Filashkin nëpërmjet një reagimi në platformën X.
Kostiantynifka është afër vijës së frontit në Donetsk, ku forcat ruse kanë bërë përparime prej muajsh.
Përparimi rus është përshpejtuar javët e fundit me trupat ruse që kanë nisur sulme të vazhdueshme kundër qytetit të Pokrovsk./abcnews.al/
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...