Google ADS

Forcat ruse godasin fabrikën ushtarake në Kiev

12:13 | 16 Prill 2022
Artan Maliqi

Forcat ruse kanë shënjestruar një fabrikë ushtarake në kryeqytet, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes të cituar nga agjencia e lajmeve TASS, sipas the Guardian.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha se 16 objektiva të armikut u shkatërruan me raketa me precizion të lartë, duke përfshirë pajisje, magazina dhe baza të ruajtjes së armëve.

Ai shtoi se një dyqan riparimi i pajisjeve ushtarake në Mykolaiv, në jug të Ukrainës u godit gjithashtu. Rusia rrëzoi gjithashtu një avion ukrainas SU-25 pranë rajonit të Kharkiv, në Ukrainën lindore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme