Kryetari i bashkisë së Kherson, Ihor Kolykhaiev, u arrestua nga forcat ruse të martën, sipas një këshilltareje të Ukrainës.
“Ata morën Igor Kolykhaev”, shkroi Galina Lyashevskaya në rrjetet sociale të martën pasdite.
Në një postim tjetër, ajo shkroi se Kolykhaiev vizitoi një objekt shërbimi dhe kur la makinën, u arrestua menjëherë nga rojet e armatosura, me shumë mundësi FSB, raporton The Guardian.
Lyashevskaya tha se hard disqet u sekuestruan nga kompjuterët, u hapën kasafortat dhe rojet kërkuan dokumente. Gjatë kësaj kohe, ajo shkroi se Kolykhaiev u mbajt në një zyrë të veçantë dhe u prangos në prani të rojeve të armatosura.
Pas kontrollit, Lyashevskaya tha se kryebashkiaku u fut në autobusin me simbol Z dhe u mor me vete.
“Pak ditë më parë, Kolykhaiev mori një letër nga kryetari i bashkisë “i sapoemëruar”, ku ai e ftoi atë të diskutonte organizimin e ndërveprimit të ardhshëm. Për refuzimin e takimit, ai kërcënoi me arrestim. Kolykhaiev nuk shkoi. Të gjithë jemi në rrezik. Gjithçka është nën sulm. Kam frikë për jetën e Igor Kolykhaiev”, shkroi ajo. /arbresh.info/
Diana shoqe me Veronën e Bucit, ndanë momente të lumtura së ...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingha...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Vrasja në Florida të ShBA-së, dyshohet se çifti që humbi jet...
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...