Forcat pro-qeveritare të Jemenit, të mbështetura nga Emiratet e Bashkuara Arabe, raportohet të kenë sulmuar aeroportin që u shërben rebelëve që kontrollojë qytetin e Hudejas, i cili ka dalje në Detin e Kuq.
Agjencia e lajmeve, Wam, tha se trupat kanë fituar kontroll të pjesëve më të mëdha të ndërtesës, dhe se dhjetëra rebelë houthi kanë vdekur ose arrestuar, transmeton portali arbresh.info.
Ata kanë nisur një ofensive të madhe javën e shkuar për të kapur qytetin dhe portin e tij.
Limani ka rëndësi jetike për dërgesat e ndihmave humanitare në Jemen, ku 8.4 milionë njerëz janë në rrezik të urisë.
Ekzistojnë frikë të mëdha se luftimet do të pengojnë rrjedhën e kësaj ndihme humanitare.
Jemeni është shkatërruar nga një konflikt që u përshkallëzua në fillim të vitit 2015, kur Houthët kapën kontrollin e pjesës më të madhe të perëndimit të vendit, duke përfshirë kryeqytetin Sanaa dhe e detyruan Presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi të ikte jashtë vendit./Arbresh.info/
Rama: Nga 1 janari, faturat e tatimit në pronë dhe mbeturina...
Rama për Veliajn në SPAK: Hetimi nuk të bën fajtor
Tre të lënduar nga aksidenti në “Arbër Xhaferi”, autostrada ...
Izraeli arreston 240 palestinezë, përfshirë mjekë pas bastis...
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...