Forcat kurde hyjnë në kampin e paraburgimit në Siri për të eleminuar qelizat e Isis

00:03 | 29 Mars 2021
Trina Galanxhi

Forcat kurde në veri-lindje të Sirisë kanë filluar një operacion të sigurisë brenda kampit të paraburgimit al-Haël në një përpjekje për të eleminuar qelizat e fjetura të ISIS që janë duke u bërë gjithnjë e më aktive.

Rreth 5 mijë deri në 6 mijë  trupa kurde dhe policia e sigurisë Asayish, të udhëhequr nga ushtria e Forcave Demokratike Siriane (SDF), hynë në kamp të dielën për të kryer kërkime dhe arrestime në atë që pritet të jetë një operacion 15-ditor, shkruan Guardian, transmeton portal arbresh.info

Burimet lokale kanë theksuar se qëllimi është izolimi dhe arrestimi i krerëve të ISIS-it dhe përmisimi i aksesit për grupet e ndihmës.

Në kamp kushtetet e jetesës janë dëshpëruese dhe kequshqyerja është e përhapur.

Forcat perëndimore nuk janë të përfshira në këtë operacion.

Kampi Haël strehon rreth 70,000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, shumë prej të cilëve mbeten mbështetës të Isis, pavarësisht humbjes territoriale të grupit terrorist nga një koalicion i forcave perëndimore dhe kurde në 2019.

Ekspertët kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se kampi mund të jetë një terren për radikalizimin e ardhshëm islamik, por nuk ka pasur asnjë përpjekje për ta shkatërruar atë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme