Forcat izraelite kanë vrarë ditën e sotme tre palestinezë, duke përfshirë një komandant të lartë të rezistencës së armatosur, në qytetin e pushtuar të Nablusit në Bregun Perëndimor, tha ministria palestineze e shëndetësisë.
Ushtria izraelite rrethoi një ndërtesë në Qytetin e Vjetër në orën 5 të mëngjesit me orën lokale të martën, ku Ibrahim al-Nabulsi – komandanti i Brigadave të Dëshmorëve të al-Aqsa-s, ishte brenda, ku përleshja me armë zgjati për disa orë.
Al-Nabulsi, 30 vjeç, u vra së bashku me 32-vjeçarin Islam Sabbouh dhe Hussein Jamal Taha, tha ministria e shëndetësisë, duke shtuar se më shumë se 60 të tjerë u plagosën. Katër ishin në gjendje kritike.
Al-Nabulsi, i njohur gjerësisht si “luani i Nablusit”, kishte qenë në arrati për shumë muaj dhe u mbijetoi disa atentateve nga Izraeli. Daljet e tij publike në funeralet e shokëve të tij, si në shkurt dhe korrik, kishin rritur më tej zemërimin e forcave izraelite.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...