Forcat izraelite sulmojnë besimtarët brenda xhamisë Al-Aksa

08:35 | 20 Shkurt 2019
Arbresh.info

Sipas dëshmitarëve okularë, forcat izraelite kanë sulmuar besimtarët myslimanë palestinezë brenda xhamisë Al-Aksa në Kudsin e pushtuar, duke arrestuar disa prej tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Pa specifikuar numrin e ushtarëve izraelitë, dëshmitarët okularë theksuan se sulmi ndodhi pranë portës Al-Rahma të xhamisë.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se ekipi i saj ka trajtuar një besimtarë të plagosur nga sulmi gjatë rrugës për në spital, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme