Forcat izraelite kanë qëlluar për vdekje një palestinez në Bregun Perëndimor të okupuar me pretekstin se “është përpjekur të godasë me makinë”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Palestinezi, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ka humbur jetën në spital pasi forcat izraelite kanë hapur zjarr ndaj tij në afërsi të fshatit Idna në qytetin El-Halil (Hebron), njoftoi Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës.
Ndërkaq, policia izraelite tha në një deklaratë se “palestinezi në fshatin Idna është përpjekur të përplasë me veturë policinë kufitare izraelite e cila merr masa të sigurisë në rajon”.
“Është hapur zjarr ndaj makinës së dyshuar, ndërsa nuk ka asnjë të plagosur në anën e forcave izraelite”, thuhet në deklaratën e policisë izraelite.
Forcat izraelite vazhdojnë të shkelin të drejtat e palestinezëve duke u justifikuar me “tentativa për sulme me thikë” ose “tentativa për përplasje me makinë”, ndërkohë që organizatat e të drejtave të njeriut akuzojnë Izraelin për ekzekutim jashtëgjyqësor të palestinezëve.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...