Të paktën 28 palestinezë u plagosën dhe shumë të tjerë u ndikuan nga gazi gjatë ndërhyrjes së forcave izraelite në protestat e mbajtura kundër njësive të vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Palestinezët zhvilluan protesta kundër njësive të vendbanimeve të paligjshme hebreje në shumë rajone të Bregut Perëndimor, kryesisht në rajonin Beita në qytetin Nablus në veri të Bregut Perëndimor.
Forcat izraelite ndërhynë me plumba plastikë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve ndërsa palestinezët u kundërpërgjigjën me gurë.
Drejtori i Shërbimeve Emergjente të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, Ahmad Jibril, në një deklaratë me shkrim tha se “Në përplasjen e shënuar në Kodrën Sabih u plagosën me plumba plastikë 20 të rinj”.
Punonjësit e shëndetësisë ndërhynë në terren tek 72 persona të prekur nga gazi, njoftoi Jibril i cili shtoi se ndihma e parë u dha për 17 persona që u ndikuan nga gazi në rajonin Beita në qytetin Nablus.
Koordinatori i Komitetit të Rezistencës Popullore për rajonin Kafr Qaddum, Murad Shtawi në një deklaratë me shkrim vuri në dukje se 6 palestinezë u plagosën me plumba plastikë ndërsa dhjetëra të tjerë janë prekur nga gazi.
Ndërkohë një 16-vjeçar palestinez është plagosur me plumb plastik si pasojë e ndërhyrjes së forcave izraelite ndaj të rinjve që protestuan në lagjen Bab Ez-Zaviye pranë xhamisë Harem-i Ibrahim në qytetin El-Khalil.
Po ashtu një palestinez 23-vjeç u qëllua me plumb të vërtetë në rajonin Senjel në veri të qytetit Ramallah.
Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se ka patur probleme në mbërritjen e ambulancave për të plagosurit për shkak të gërmimeve që ushtarët izraelitë kanë kryer nëpër rrugët në të cilët përjetohen ngjarjet.
Në Bregun Perëndimor që Izraeli pushtoi në vitin 1967 ndodhen mbi 250 vendbanime të paligjshme të kolonëve hebrenj. Rreth 500 mijë kolonë hebrenj që banojnë në këto vende, e vështirësojnë edhe më shumë jetën për palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor nën pushtim.
Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebreje në territoret e pushtuara palestineze konsiderohen të paligjshme.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...