Forcat ajrore të Irakut kanë shpërndarë fletëpalosje duke u bërë thirrje banorëve të qendrës së Mosulit të qytetit të vjetër të ikin, duke ngritur shqetësime midis organizatave humanitare për sigurinë e civilëve atje, raporton Reuters.
Lëshimi i fletushkave ishte paralajmëruar në një deklaratë të ushtrisë irakiane, që sinjalizon ofensivën e vendosur për të larguar militantët nga enklavat e mbetura në qytetin verior irakian, transmeton portali arbresh.info.
Ofensiva e mbështetur nga amerikanë në Mosul, tani që ka hyrë në muajin e tetë, ka marrë më shumë kohë se sa ishte paraparë, kjo pasi që militantët janë fshehur në mesin e civilëve, duke u luftuar me makina-bombë dhe motoçikleta, snajperë dhe zjarr mortajë.
Civilët e kapur pas linjave të Shtetit Islamik përballen me një situatë të bezdisshme me pak ushqim dhe ujë, pa energji elektrike dhe qasje të kufizuar në spitale./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...