Google ADS

Forcat irakiane rimarrin zonat e mbajtura nga kurdët në Nineveh

10:47 | 18 Tetor 2017
Arbresh.info

Forcat qeveritare irakiane thonë se kanë marrë kontrollin e më shumë zonave që janë mbajtur më parë nga forcat kurdë.

Pozicionet në provincën Nineveh, përfshirë Digën e Mosulit janë kapur nga luftëtarët Peshmerga në tre vitet e kaluara gjatë luftimeve me të ashtuquajturin Shteti Islamik, transmeton portali arbresh.info

Në fillim të kësaj jave, ushtarë, policë dhe forcat speciale morën kontrollin e qytetit të Kirkukut dhe fushat e naftës përreth.

Operacioni erdhi javë pasi kurdët mbajtën një referendum për pavarësinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme