Google ADS

Forcat irakiane marrin nën kontroll qytetin e lashtë të Hatras

21:02 | 30 Prill 2017
Trina Galanxhi

Forcat irakianë kanë rimarrë nën kontroll qytetin e lashtë Hatra, pas tre ditësh luftimesh të ashpëra me militantët e Shtetit Islamik.

Një deklaratë të  lëshuar nga forcat paraushtarake të Hashd al-Shaabi thuhet se ata kishin mundur trupat e ISIS-it në Hatra, që ndodhet 80 milje në jugperëndim të Mosulit, transmeton portali arbresh.info.

Gjeneral lejtanti, Abdulamir Yarallah, komandanti i ushtrisë që koordinon ofensivën gjashtë mujore për rimarrjen e Mosulit nga xhihadistët, tha se forcat irakiane e kanë marrë nën kontroll qytetin Harta në kohë rekord.

Rreth 5,500 civilë janë evakuar nga zona gjatë tre ditëve të fundit./Arbresh.info

ira1 ira2 ira3 ira4

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme