Forcat irakiane që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, po lëvizin drejt rrethimit të Qytetit të Vjetër të Mosulit, teksa po tentojnë që të çlirojnë qytetin nga militantët e Shtetit Islamik, kanë thënë zyrtarët.
Avancimi i sotëm është pjesë e një ofensive të re që ka nisur javën e kaluar, nga pjesa veriore e qytetit të dytë më të madh në Irak, që është nën kontrollin e militantëve.
Përderisa pjesa më e madhe e forcave po lëvizin nga veriu, forcat speciale janë nisur drejt Qytetit të Vjetër prej disa qarqeve në perëndim të Mosulit, ka thënë gjenerali irakian, Sami Al-Arathi.
“Ky avancim… ka vështirrësuar reagimin e arkikut”, ka thënë John Dorrian, zëdhënës i koalicionit ndërkombëtar që udhëhiqet nga SHBA-ja.
Ai ka thënë se forcat irakiane kanë arritur të marrin nën kontroll mbi 30 metra katrorë nga ekstremistët që prej javës së kaluar.
Forcat irakiane, që mbështeten nga ajri nga koalicioni ndërkombëtar që udhëheq SHBA-ja, kanë nisur betejën për çlirimin e Mosulit në muajin tetor.
Forcat irakiane kanë arritur të çlirojnë pjesën lindore të qytetit, ndërkaq trupat tash janë duke zhvilluar beteja të ashpëra në pjesën perëndimore të Mosulit.
Qyteti i Mosulit ra nën kontrollin e IS-it më 2014.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...