Forcat franceze qëllojnë një autokolonë mes Çadit dhe Libisë

13:15 | 5 Shkurt 2019
Arbresh.info

Avionët ushtarakë francezë dje kryen operacion ajror në rajonin kufitar mes Çadit dhe Libisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes e Francës njoftoi se forcat franceze, në pajtim me autoritetet në Çadin, goditën një autokolonë prej 40 automjete, në të cilën ndodheshin persona të armatosur, ndërsa e cila lëvizte drejt pjesëve të brendshme të Çadit.

Në njoftim nuk theksojnë informacione mbi identitetin e grupeve që kanë qenë objektiv.

Ditët e fundit në jug të Libisë janë intensifikuar aktivitetet e grupeve të armatosura opozitare nga Çadi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme