Forcat e udhëhequra nga sauditët i mbyllin qasjen ajrore, detare e tokësore Jemenit

23:09 | 6 Nëntor 2017
Arbresh.info

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga sauditët që lufton kundër lëvizjes Houthi në Jemen tha se do të mbyllë të gjitha portet ajrore, tokësore dhe detare në vendin e gadishullit arabik për të ndalur rrjedhën e armëve tek Houthit nga Irani.

Ky veprim vjen pasi një raketë e hedhur nga Jemeni arriti në Riad, gjë e cila mund të keqësojë krizën humanitare në Jemen, e që sipas Kombeve të Bashkuara ka bërë që shtatë milionë njerëz të vuajnë nga uria, transmeton portali arbresh.info

“Komanda e Forcave të Koalicionit ka vendosur të mbyllë përkohësisht të gjitha portet ajrore, detare e tokësore të Jemenit”, thuhet në deklaratën e koalicionit.

Në këtë shkresë thuhet se punonjësit e ndihmave dhe furnizimeve humanitare do të vazhdojnë të jenë në gjendje të hyjnë dhe të dalin nga Jemeni.

Megjithatë, Kombet e Bashkuara thanë se nuk u është dhënë miratimi për dy fluturime humanitare të planifikuara për të hënën dhe po kërkonte sqarime për njoftimin e koalicionit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme