Pjesëtarët e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad dhe palët e grupeve terroriste që përkrah Irani, përkundër marrëveshjes së Soçit për mbrojtjen e armëpushimit, granatuan rajonin në jug të Idlibit, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat e regjimit granatuan vendbanimin dhe vijën e frontit të opozitës në zonat e demilitarizuara në kuadër të marrëveshjes së Soçit, që gjendet në kufijtë e zonës së deeskalimit të konfliktit.
Burimet lokale theksojnë se gjatë mbrëmjes është granatuar rajoni në periferi të Khan Shaykhun, vendi Jarjanaz, fshatrat Has dhe Tuh dhe rajonet në distriktin Jisr ash-Shugur, në Idlib, si dhe rajoni në veri të Hamas.
Pjestarët e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardhë) nuk mund të jepnin informacione mbi atë nëse ka të vdekur ose të plagosur.
Në raportin e Rrjetit Sirian të të Drejtave të Njeriut (SNHR) të shpallur muajin e kaluar, theksohet se gjatë sulmeve të forcave të regjimit nga 17 shtatori i vitit 2018, kur u nënshkrua marrëveshja e Soçit, deri më 24 dhjetor të vitit 2018, kanë humbur jetën 45 civilë, në mesin e të cilëve gjashtë gra dhe 22 fëmijë.
Opozita, nga rajoni i cili sulmonte forcat e regjimit, në pajtim me marrëveshjen e Soçit, ka tërhequr armatimin e rëndë më 10 tetor të vitit 2018.
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së