Tre civilë kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur gjatë sulmet të regjimit të Bashar Al Asadit në vendbanimet e zonave veriore të de-eskalimit në Siri, theksuan burimet lokale, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmet ajrore dhe granatimet gjatë natës kishin për objektiv qytetet e Idlibit, Termela, Keferin dhe Mintar, si dhe fshatrat e krahinës Hama të Kafrnabuda, Al-Sahir, Al-Inkawi, Al-Tuëeina, Al-Hamra, Al-Hawash, Al-Hawija dhe Al- Huwaiz.
Forcat e regjimit gjithashtu sulmuan rajonet Rashidin dhe Khan Al-Asal në krahinën e Halepit, theksuan burimet.
Sipas burimeve të agjencisë së mbrojtjes civile Helmetat e Bardhë, dy civilë humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën në Kafrnabuda.
Një civil tjetër humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën në Rashidin dhe Khan Al-Asal të Halepit.
Shtatorin e kaluar, Turqia dhe Rusia ranë dakord të kthejnë Idlibin në një zonë të deeskalimit në të cilën veprimet e agresionit do të ishin rreptësisht të ndaluara.
Vendosen postera provokues për Policinë e Kosovës dhe Vetëve...
Nënshkruhen dy marrëveshje të grantit për energji efiçiente ...
Përfaqësuesi i Policisë së Kosovës merr pjesë në garat evrop...
Shqipëri/ Dhuna para Kuvendit, nën hetim 7 deputetë demokrat...
Rreziku nga përmbytjet në Shkodër, mblidhet Komisioni i Mbro...
Suhareka do bëhet me stadium të ri, komuna ndanë 13 hektarë ...