Forcat e regjimit sirian kanë marrë nën kontroll nga luftëtarët e opozitës qytetin Khan Shaykhun të provincës së Idlibit, raporton Anadolu Agency (AA).
Regjimi i Bashar al-Assadit mori kontrollin e qytetit me mbështetjen e grupeve të huaja terroriste të mbështetur nga Irani dhe forcat speciale ruse.
Turqia dhe Rusia shtatorin e kaluar ranë dakord për ta kthyer Idlibin në një zonë de-eskalimi ku aktet e agresionit janë të ndaluara.
Sipas marrëveshjes, grupet e opozitës në Idlib do të mbeten në zonat ku ata veçse ishin të pranishëm ndërsa Rusia dhe Turqia do të kryenin patrulla të përbashkëta në zonë për të parandaluar rifillimin e luftimeve.
Megjithatë, regjimi sirian dhe aleatët e tij vazhdimisht kanë thyer kushtet e armëpushimit, duke nisur sulme të shpeshta brenda zonës së de-eskalimit.
Zona e de-eskalimit aktualisht është shtëpi e rreth 4 milionë civilëve, përshirë qindra mijëra të zhvendosur kohëve të fundit nga forcat e regjimit në të gjithë vendin e shkatërruar nga lufta.
Siria ka qenë e zhytur në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi sirian u përplas me protestat pro-demokratike.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030