Forcat besnike të komandantit renegat libian Khalifa Haftar vranë 3 civilë në portin e Tripolit, bëri të ditur të martën Qeveria e Pajtimit Kombëtar në Libi (GNA) e njohur nga OKB-ja, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në GNA, Fevzi Uneyyis në faqen e Facebook-ut të operacionit Burkan Al-Ghadab (Vullkani i zemërimit) një operacion ushtarak që po zhvillohet nga forcat e GNA-së, tha se pesë të tjerë u plagosën në dy sulmet me raketa.
Zëdhënësi i operacionit, Mustafa al-Mujai tha se sipas raporteve paraprake, dëme të mëdha kanë ndodhur në port për shkak të sulmeve.
Që nga rrëzimi i sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011, dy seli të pushtetit janë shfaqur në Libi, ajo e Haftarit në lindje të Libisë, e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe GNA në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës