Forcat e sigurisë në Egjipt kanë vrarë 36 militantë të dyshuar në Gadishullin Sinai, gjatë pesë ditëve të kaluar, bëri të ditur ushtria e këtij vendi.
Trupat kanë nisur ofensivën muajin e kaluar, pasi presidenti Abdel Fattah al-Sisi ka dhënë tre muaj kohë për shkatërrimin e grupit militant Shteti Islamik në Sinai.
Gjatë pesë ditëve të kaluar janë arrestuar edhe 345 militantë të dyshuar, tha ushtria.
Në muajin nëntor, militantët e dyshuar të Shtetit Islamik kanë sulmuar një xhami në veri të Sinait duke vrarë mbi 250 njerëz.
Ky sulm ka nxitur presidentin Sisi të udhëzojë ushtrinë edhe për përdorim të “forcës brutale” kundër Shtetit Islamik./rel
Vdes një fëmijë 1-vjeçar në QKUK, ShSKUK-ja del me sqarim
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Manchester City mposhtet nga Aston Villa
Deri në 1 orë e gjysmë pritjet për të hyrë në Kosovë nga Jar...
Abdixhiku thirrje mërgimtarëve për regjistrim për të votuar
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër