Është ekzekutuar aktivisti dhe programuesi i njohur Bassel Khartabil i cili para pesë viteve është arrestuar në Damask të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Bashkëshortja e Khartabil, Nura Gazi Safadi konfirmoi në rrjetet sociale se bashkëshortin e saj e kanë vrarë forcat besnike të presidentit sirian, Bashar al-Asad.
Ajo theksoi se e kanë torturuar në burg ku edhe është ekzekutuar në tetor të vitit 2015. Khartabil, me origjinë palestineze, ka qenë aktivist i madh në luftën kundër regjimit sirian. Ai posedonte ndërmarrje softuerike.
Në vitin 2012 Khartabil u përfshi në listën e “100 mendimtarëve më të rëndësishëm botëror” në revistën “Foreign Policy”. Është fitues edhe i çmimit për liri të shprehjes.
Ai u arrestua më 15 mars të vitit 2012. Për herë të fundit ka pasur kontakt me familjen e tij në vitin 2015 kur u ka thënë se ka marrë “urdhër që të mbledh gjërat e tij”. Prej atëherë nuk ka asnjë gjurmë.
Përfaqësuesit e shumë organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ftuan dhe kërkuan lirimin e Khartabil.
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...