Forcat detare, tokësore dhe ajrore të Mbretërisë së Bashkuar kanë mbërritur për të përforcuar pozicionin mbrojtës të NATO-s në pjesën lindore të Aleancës, shkruan arbresh.info.
Në një video të publikuar nga Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson, thuhet se ajo çka është duke ndodhur në Ukrainë nuk mund të injorohet për këtë ata kanë rritur angazhimin në drejtim të forcimit të NATO-së.
I pranishëm ishte edhe Sekretari i NATO-së, Jens Stoltenberg i cili i dërgoi mesazh të qartë Rusisë duke i thënë se aleanca do të përgjigjet për çdo sulm.
“Prania jonë në pjesën lindore të aleancës dhe dërgimi i një mesazhi Moskës se një sulm ndaj një aleati do të shkaktonte një përgjigje nga e gjithë aleanca. Një për të gjithë, të gjithë për një”, thuhet në fjalimin e tij.
Anijet e Marinës Mbretërore dhe luftëtarët e Forcave Ajrore Mbretërore po kryejnë stërvitje dhe misione patrullimi të NATO-s në Evropën Lindore dhe 1000 trupa shtesë të Ushtrisë Britanike do të vendosen në grupin luftarak shumëkombësh të #NATO-s në Estoni./arbresh.info/
(video nga kryeministri i Britanisë së Madhe)
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet