Forcat amerikane patrulluan një pjesë të kufirit të Sirisë me Turqinë të enjten në masën e parë të tillë që kur Uashingtoni tërhoqi trupat nga zona në fillim të këtij muaji.
Trupat dhe tanket amerikane të këmbësorisë arritën gjithashtu në rajonin e Deir Az Zor të Sirisë dhe pritet të shkojnë në verilindje, ku presidenti amerikan Donald Trump është zotuar të sigurojë fushat e naftës nën kontrollin e aleatit të tij kurd, Forcat Demokratike Siriane (SDF), transmeton portali arbresh.info.
Pesë automjete të blinduara që mbajnë flamuj amerikanë patrulluan një rrip të veriut kufitar në qytetin e Qahtaniyah.
Patrulla u pa nga një korrespodent i agjencisë së lajmeve AFP dhe SDF konfirmoi aktivitetin ushtarak për agjencinë e lajmeve Reuters.
Patrulla amerikane u shoqërua nga forcat kurde SDF, aleati kryesor amerikan në betejën shumë vjeçare kundër Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL ose ISIS).
Forcat amerikane kanë përdorur patrullimin e seksionit të kufirit në veri të Qahtaniyah përpara se Uashingtoni të njoftonte tërheqjen e tij të diskutueshme në 6 tetor./arbresh.info/
15 kilogramë eksploziv, Sveçla jep detaje nga sulmi që ndodh...
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri