Trupat amerikane janë tërhequr nga baza e tyre kryesore në Afganistan të premten, tha një zyrtar amerikan i mbrojtjes, sipas marrëveshjes me talibanët.
“Të gjithë ushtarët amerikanë dhe pjesëtarët e forcave të NATO-s janë larguar nga baza ajrore Bagram”, tha zyrtari i lartë amerikan i sigurisë në kushte anonimiteti.
Ushtria amerikane i ka koordinuar luftën nga ajri dhe përkrahjen logjistike pikërisht nga kjo bazë ajrore, e cila ndodhet rreth 60 kilometra në veri të Kabulit. Tërheqja e trupave nga baza Bagram e simbolizon fundin e misionit të udhëhequr nga ShBA-ja në Afganistan.
Baza po i dorëzohet qeverisë afgane, ndërkohë forcat e saj po përballen me zgjerim të luftës kundër talibanëve dhe me paqartësitë që mund të sjellë e ardhmja.
Dy zyrtarë tjerë amerikanë të sigurisë thanë këtë javë se shumica e personelit ushtarak të ShBA-së, sipas të gjitha gjasave, do të tërhiqet nga Afganistani deri më 4 korrik, ndërsa disa trupa do të mbeten për ta mbrojtur ambasadën, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
Muajin e kaluar, presidenti amerikan, Joe Biden, i tha homologut të tij afgan, Ashraf Ghani, se afganët duhet të vendosin për të ardhmen e tyre dhe për atë që ata dëshirojnë. Ghani tha se është përgjegjësi e tij që tani t’i menaxhojë pasojat e tërheqjes së ushtrisë amerikane.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...