Sipas shumë raportimeve, Shtetet e Bashkuara e kanë kryer një operacion bastisjesh me qëllim të gjetjes dhe kapjes së liderit të grupit famëkeq, ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi. Këtë e ka konfirmuar edhe një zyrtar amerikan, por ai nuk tregoi nëse operacioni për kapjen e kreut të ISIS-it ka qenë i suksesshëm.
Sidoqoftë, një zyrtar i ushtrisë amerikane raportohet të ketë thënë se udhëheqësi i Shtetit Islamik është i vdekur. Sipas tij, operacioni është zhvilluar në provincën e Idlibit në Siri dhe është kryer nga forcat për operacione speciale pasi janë marrë të dhënat përmes kanaleve të shërbimeve të inteligjencës.
Ndryshe, dy zyrtarë iranianë i thanë agjencisë së lajmeve “Reuters” se Irani është informuar nga burimet siriane se al-Baghdadi është vrarë. Një gjë të tillë për të njëjtën agjenci e kanë thënë edhe burimet e sigurisë në Irak.
Për më tepër, Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka raportuar se një grup prej tetë helikopterësh, të përcjellë nga një aeroplan luftarak, të cilët i përkisnin forcave ndërkombëtare, i kanë sulmuar pozicionet e grupit “Hurras al-Deen”, ku besohet se ishin duke u fshehur pjesëtarët e ISIS-it.
Agjencia “Associated Press” ka raportuar se nëntë persona janë vrarë gjatë këtij sulmi, por nuk dihet nëse në mesin e tyre është edhe lideri i ISIS-it.
Edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara dha shenjë se diçka mund të ketë ndodhur në këtë rajon pasi të shtunën në mbrëmje shkroi në Twitter: “Diçka shumë e madhe sapo ka ndodhur”.
Shtetet e Bashkuara kishin premtuar shpërblim prej 25 milionë dollarësh për ata që ofrojnë informata që çojnë në kapjen e liderit të ISIS-it, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...