Forcat afgane, të mbështetura nga forcat e Shteteve të Bashkuara, i kanë vrarë dy liderë të lartë talibanë dhe së paku 38 luftëtarë të këtij grupi gjatë sulmeve të përbashkëta ajrore, të cilat u kryen në rajonet veriore dhe perëndimore të Afganistanit.
Oepracionet, të cilat u nisën të shtunën në mbrëmje, kishin për qëllim që t’i paralizonin sulmet e planifikuara të talibanëve kundër forcave afgane. Kështu tha një zyrtar i lartë i sigurisë në Kabul, duke shtuar se përleshjet me talibanët janë shtuar pas ndërprerjes së bisedimeve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe grupit terrorist.
Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit tha përmes një deklarate se gjatë këtyre sulmeve është vrarë guvernatori i talibanëve për provincën veriore të Samanganit, Mawlavi Nooruddin, bashkë me katër luftëtarë të tjerë.
Sidoqoftë, talibanët kanë mohuar se ky guvernator është vrarë. “Ai është i gjallë”, tha Zabihullah Mujahid, zëdhënës i talibanëve.
Ndryshe, zyrtarë të lartë të sigurisë në Kabul kanë thënë se disa operacione do të kryhen kundër talibanëve dhe luftëtarëve të Shtetit islamik për t’i parandaluar sulmet ndaj forcave afgane dhe civilëve para zgjedhjeve presidenciale të 28 shtatorit, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...