Forcat ajrore të qeverisë libiane bombarduan milicët e Haftarit që përgatiteshin të sulmojnë

08:27 | 2 Maj 2020
Arbresh.info

Forcat ajrore të qeverisë së Libisë shënjestruan një autobus që transportonte milicët e liderit të forcave jolegjitime në lindje të vendit, Khalifa Haftar, të cilët ishin në përgatitje të një sulmi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i njësive të armatosura të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë (GNA) që është qeveria legjitime pranë Kombeve të Bashkuara (OKB), Mohammed Kununu, bëri vlerësime nëpërmjet rrjeteve sociale të operacionit “Vullkani i Zemërimit”.

Ai tregoi se forcat e qeverisë libiane kanë zhvilluar një operacion ajror 200 kilometra në jug të kryeqytetit Tripoli, në rajonin Nasma, duke theksuar se është shënjestruar autobusi i cili transportonte milicët e Haftarit.

Kanunu nuk dha detaje rreth milicëve të neutralizuar dhe të plagosur.

Forcat ajrore të GNA-së sot zhvilluan 3 operacione të ndara ndaj milicëve të Haftarit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme