Avionët luftarakë japonezë F-15 kanë mbajtur ushtrime të përbashkëta me bombarduesit amerikanë B1-B, F-35 dhe avionët e betejave F-18.
Ushtrimi u bë mbi Detin Lindor të Kinës, në jug të gadishullit korean, njoftojnë Forcat Ajrore Japoneze, transmeton portali arbresh.info
Ky ushtrim ishte më i madhi në një seri të tillësh, që kishin për qëllim t’i bëjnë presion Koresë së Veriut për shkak të testeve raketore balistike, shkruan Reuters.
Nisja e fundit raketore me 29 nëntor, kishte një tip të ri që Veriu tha se mund të godiste cakun në Shtetet e Bashkuara, p.sh në Uashington.
“Stërvitja kishte për qëllim forcimin e operacioneve të përbashkëta dhe ngritjen e aftësive luftarake”, tha në një deklaratë ASDF.
Dy aeroplanë bërthamorë amerikanë B-1B fluturuan nga baza e Forcave Ajrore Andersen në territorin e Guamit në ishullin e Paqësorit të SHBA-ve, të bashkuar me gjashtë F-35 të katër F-18 dhe një avion cisternë nga bazat e SHBA në Japoni./Arbresh.info/
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK