Forcat afgane vrasin katër militantë pas sulmit me mortaja në Kabul

09:37 | 22 Gusht 2018
Arbresh.info

Forcat afgane kanë vrarë katër nga nëntë rebelë të cilët nisën një sulm me mortaja në zonat përreth pallatit presidencial dhe rrethit diplomatik në Kabul.

Ata sulmuan në kohën kur presidenti Ashraf Ghani ishte duke mbajtur një fjalim për Kurban Bajramin, transmeton portali arbresh.info.

Presidenti Ghani konfirmoi shpërthimet që u dëgjuan gjatë fjalimit të tij dhe i përshkroi autorët si armiq të Afganistanit, islamit dhe paqes.

Një zyrtar në misionin e mbështetjes së mbështetur nga NATO në Afganistan tha se nëntë kryengritës kishin gjuajtur rreth 30 raunde mortajash nga dy vende të veçanta në Kabul.

Policia afgane rrethoi dy lokacione dhe helikopterët ushtarak shkatërruan dy pozicionet e qitjes të përdorura nga kryengritësit.

“Në tërësi katër prej nëntë kryengritësve u vranë. Të pesë kryengritësit e tjerë u dorëzuan tek forcat afgane,” tha në një deklaratë zëdhënësi i forcave amerikane-afgane, nënkoloneli Martin O’Donnell./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme