Forcat afgane të sigurisë kanë rimarrë një lagje kyçe në krahinën veriore të Kunduzit, pas një jave luftimesh të ashpra me militantët talebanë, kanë thënë zyrtarët lokalë.
Shefi i policisë krahinore, Abdul Hamid Hamidi ka thënë se kanë larguar militanët nga hapësira e distriktit Imam Saheb në Kunduz.
Hamidi ka thënë se “militantët e huaj, përfshirë shtetasit pakistanezë, çeçenë, dhe uzbekë po luftojnë së bashku me talibanët në Kunduz”.
Hamidi ka shtuar se ka ende kontroll të sigurisë në distrikt.
Ndërkohë, banorët vendas në Imam Saheb kanë thënë se shtëpitë e tyre janë dëmtuar rëndë gjatë luftimeve dhe kërkojnë, që qeveria të ndihmojë ata të rindërtojnë shtëpitë e tyre. Shumë fshatarë kanë ikur në zonat të afërta gjatë përleshjeve intensive.
Provinca e Kunduz-it ka qenë fusha kryesore e betejës për talebanët në veri të Afganistanit, që nga përfundimi i misionit luftarak të NATO-s në vitin 2014.
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës