Google ADS

FMN: Vota pro Brexit burim pasigurie për rritjen ekonomike britanike

23:56 | 4 Tetor 2016
Arbresh.info

Pasiguritë që lidhen me Brexit do të kenë ndikim në rritjen ekonomike britanike, duke prekur sferën e investimeve, konsumit dhe pasurive të patundshme, paralajmëroi FMN-ja në parashikimin e saj ekonomik publikuar sot.

“Edhe pse tregjet duken si fillim se e kanë kaluar pasigurinë e votës britanike për daljen nga Bashkimi Evropian, ndikimi përfundimtar mbetet ende i pasigurt, ndërsa e ardhmja e marrëveshjeve institucionale dhe tregtare midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian është e pasigurt”, njoftoi Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Për rrjedhojë FMN-ja parashikon një rritje të prodhimit të brendshëm bruto prej 1,8 për qind në 2016 më pas një ngadalësim të ndjeshëm prej 1,1 për qind në 2017.

Fondi shfaqet më tepër optimist për periudhën deri në fund të këtij viti në parashikimet e fundit të kryera në muajin korrik (+1,7 për qind) por disi mosbesues për periudhën në vijim (+1,3 për qind paraprakisht).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme